Menaxhimi individual
E drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta menaxhohen në mënyrë individuale kur për çdo vepër të autorit ose lëndë nga të drejtat e përafërta administrimi bëhet veç e veç.
Menaxhimin individual të të drejtave, titullari i të drejtave e ushtron përsonalisht apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij në bazë të autorizimit përkatës. Punët e përfaqësuesit të autorizuar mund ti kryej personi fizik apo juridik.