Kosova shënoi Ditën Botërore te Pronësie Intelektuale
Edhe ketë vit u mbajt Konferenca Kombëtare për Pronësinë Intelektuale me moton “ Pronësia Intelektuale dhe Sporti – Synojmë të Artën”, e cila u organizua për ndër të Ditës Botërore të pronësisë Intelektuale. Me shënimin e kësaj dite Kosova iu bashkua 192 vendeve të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.Edhe ketë vit u mbajt Konferenca Kombëtare për Pronësinë Intelektuale me moton “ Pronësia Intelektuale dhe Sporti – Synojmë të Artën”, e cila u organizua për ndër të Ditës Botërore të pronësisë Intelektuale. Me shënimin e kësaj dite Kosova iu bashkua 192 vendeve të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.
Me këtë rast, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Leonora Morina – Bunjaku tha se motoja e këtij viti ndërlidhet me sportin e me rëndësinë që kan kreativiteti dhe novacioni, përkatësisht e drejta autorit dhe pronësia industriale për sportin. Zv. Morina- Bunjaku tha se krijuesit me kreativitetin e tyre kanë mundësuar që sporti të jetë afër publikut e në kohë reale, ndërsa novatorët me shpikjet e tyre kanë lehtësuar sportin, duke u mundësuar sportistëve veshje e mjete novative për të arritur rezultate kulmore në sport, krijuesit dhe novatorët meritojnë mbrojtje dhe kompensime.
Për shënimin e kësaj dite si dhe për të arriturat në fushën e të drejtës së autorit foli edhe drejtori i Zyrës për të Drejtat e Autorit, Valon Kashtanjeva i cili tha se Kosova ka vazhduar të marrë hapa në fushën e të drejtës së autorit, ku është vazhduar edhe me krijimin e politikave të reja duke miratuar kështu Rregulloren e re për Kompensimet e Veçanta për të siguruar kështu kompensime shtesë për autorët e krijuesit. “Kemi hartuar Strategjinë për Forcimin e Sistemit të Drejtave të Autorit 2019-2023, e cila do të ndikoj fuqishëm në vetëdijesimin dhe edukimin e shoqërisë për rëndësinë e të drejtës së autorit dhe në zbatimin e këtyre të drejtave në vendin tonë. Gjithashtu, këtë vit do të hartohet koncept dokumenti për legjislacionin e të drejtës së autorit për harmonizimin e mëtejmë të legjislacionit tonë me legjislacionin e BE-së”, shtoi Kashtanjeva.
Drejtori Kashtanjeva duke falënderuar edhe anëtaret e Task Forcës tha se veprimet e ndërmarra kundër piraterisë dhe falsifikimit gjatë vitit 2018, janë garanci që e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale është duke u avancuar dhe që janë krijuar të gjitha parakushtet për një mbrojtje më të mirë të autorëve, krijuesve dhe të gjithë atyre që merren me veprimtari kreative dhe novacion në vendin tonë.
Shënimin dhe organizimi i kësaj konference u bë në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Doganë e Kosovës.