FAQ
Pirateria , përfshin reproduktimin dhe shpërndarjen, e kopjeve të mbrojtura me të drejtën e autorit, apo komunikimin dhe vënien në dispozicion të materialit të mbrojtur në internet, pa autorizim paraprak nga titullari i së drejtës, kur autorizimi i tillë është i nevojshëm në bazë të ligjit.
Autorët, interpretët, producentët, botuesit, bartësit e tjerë të së drejtave, buxheti shtetëror , ekonomia e vendit, krijimtaria artistike, imazhi i vendit.
Po. Është vepër e dënueshme me ligjin për të Drejtat e Autorit dhe me Kodin Penal të Kosovës .
Sipas Ligjit për të Drejtat e Autorit, personi juridik që pa autorizim përdor punën e autorit dënohet me gjobë prej dymijë (2000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro.
Sipas Kodit Penal, kushdo që pa autorizim përdor punën e autorit dënohet me burgim prej tre deri në tetë vjet.
Në ndjekje të piraterisë vihet Task Forca e cila është themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 30 Janar 2013.
Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, Policia e Kosovës, Inspektorati i Tregut, Ministria e Drejtësisë, Dogana e Kosovës dhe Zyra për pronësi industriale.
Detyra kryesore e Task Forcës është luftimi i piraterisë, ndalimi i shitësve të paligjshëm në treg dhe sekuestrimi i materialeve pirate në treg.
Krahas materialit pirat sekuestrohen edhe mjetet që janë përdorur për prodhimin e këtyre materialeve.
Pa autorizim paraprak nga bartësi i së drejtës, çdo shumëzim konsiderohet i paligjshëm dhe është i dënueshëm.
Të bëhet largimi i kopjeve të falsifikuara nga lokalet tuaja dhe të ktheheni në distributor të rregullt.
Duhet të merret autorizimi nga bartësit e të drejtave për shitje të kopjeve origjinale.
Të orientoheni drejt blerjes së kopjes origjinale. Konsumi i materialeve pirate shton prodhimin e tyre.
Jo në asnjë mënyrë . Është vepër që hyn në sferën e piraterisë dhe konsiderohet vepër penale.
Luftimi i piraterisë në internet është përgjegjësi e Drejtorisë së Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës.
Lufta për çrrënjosjen e piraterisë përveç që është detyrim shtetëror institucional është edhe detyrim qytetar. Ndihma e dhënë institucioneve përkatëse nga qytetarët e Republikës së Kosovës lidhet me përshpejtimin dhe ngritjen e efikasitetit drejt angazhimit për zhdukjen e fenomenit të piraterisë dhe falsifikimit.
Të blejnë kopjen origjinale, të kenë kujdes nga shkarkimi i materialeve të mbrojtura nga internet, të bëjnë denoncimin e pikave të shitjes që ofrojnë materiale të falsifikuara, të ndikojnë në edukimin e gjeneratave që vijnë në lidhje me të drejtat e autorit etj.
Është çështje e rëndësishme në procesin e Integrimit Europian, në zhvillimin ekonomik të vendit , në stimulimin e krijimtarisë artistike dhe kulturore .