Shoqatat Kolektive për menaxhimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta
Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, parasheh dy forma të menaxhimit të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta. menaxhimi individual i të drejtave, neni 158 i Ligjit, sipas së cilit të drejtat administrohen nga vetë individi apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij në bazë të autorizimit përkatës.
Menaxhimi kolektiv i të drejtave, bëhet nga shoqatat për administrim kolektiv, të licencuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.